Kreu i Bashkisë së Fierit, Armand Subashi ka dalë përpara Komisionit Hetimor për të dëshmuar lidhur me inceneratorët.
Ai ka bërë me dije se ka pasur kontrakte me Klodian Zoton, person sot i shpallur në kërkim për inceneratorët në SPAK.
“Kam pasur komunikim 2-3 herë me Klodian Zoton, momenti kur filluam që të depozitonim mbledhjen të impiantin e ri dhe kemi bërë biseda në kuadrin teknik së bashku me persona që kanë administruar impianit, një bisedë teknike si do shkojnë, si do i depozitojnë, mbetjet dhe për orarin, se ne kemi kërkuar që impianti të punojë gjatë natës dhe kemi gjetur dakordësinë”, tha Subashi, ndërkohë që më herët është pyetur nga SPAK lidhur me këtë dosje.
o.j/dita
