SMS në DITA
Në 0689073730
Miq të “Ditës”! Ka ndodhur një ngjarje fare e zakonshme në anën tjetër të botës, larg në Amerikë. Dy gazetare, dy motra, Bela dhe Mira Islami, punonjëse prej 30 vjetësh në radion e “Zërit të Amerikës”, janë pezulluar nga puna nga shefi i seksionit, një farë Arben Xhixho. Pra, asgjë për t’u habitur (sidomos për ne shqiptarët), një akt i zakonshëm administrativ. Bela e Mira, dy vajza të reja, ish-gjimnaziste, të internuara, çuditën brezin tiranas të viteve ‘60-‘80 me guximin që treguan për atë kohë: kaluan me not detin nga bregdeti ynë në Korfuz. U arratisën (siç quhej në atë kohë) duke rrezikuar jetën, i shpëtuan plumbave dhe dhunës së regjimit komunist, nëse do të kapeshin. Prej asaj kohe, këto dy vajza, sot gra me thinja në flokë, kanë punuar në radion “Zëri i Amerikës” duke kontribuar modestisht edhe në proceset demokratike në Shqipëri, nëpërmjet zërit të së vërtetës të kësaj radioje ku ato kanë kontributin e tyre. Dy javë më parë, Bela Islami dha një intervistë në Dita, ku “mohoi” meritat e Sali Berishës në fillim të viteve ‘90, vuri në dukje vulgaritetin e tij në Parlament dhe tha se ai është duke e dëmtuar Shqipërinë. Me sa duket, kaq mjaftoi që komunisti i vjetër Sali t’i kundërvihet këtyre dy grave. Fiks pas 30 vjetësh, kur ai shtet e ai sistem që iku nuk i vrau dot dhe tashmë i kishte harruar, kujtohet ky mohikan i atij regjimi t’i bëjë keq dy motrave Islami. Me siguri ka gjetur kohën, njerëzit e paratë për t’i hequr nga radio “Zëri i Amerikës”. Subjekt shekspirian në shekullin e 21! Me respekt, Th.N.
