Substanca që shkatërron kockat e që e pimë çdo ditë

Ornela

Eshtrat kryesisht përbëhen nga kolagjeni, një proteinë që siguron një shtresë mbrojtëse të butë dhe kalciumi, një mineral që shton forcën dhe ngurtësinë e tyre.

Ky kombinim e bën ashtin të fortë dhe mjaft fleksibil për të mbajtur gjithë peshën e trupit.

Pijet “soda” (pijet e gazuara)  janë konsideruar si pijet më të përdorura, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas ujit.

Në Shtetet e Bashkuara, çdo person pi 57 litra pije te gazuara çdo vit. Dr. West Conner, ka vënë në dukje disa ndikime të rëndësishme që pijet e gazuara kane në trupin e njerëzve.

Sipas tij, 10 minuta pasi keni pirë nje pije me gaz rriten dozat e sheqerit në gjak, kjo sepse vetëm në një gotë gjenden 10 lugë sheqer. Kjo është 100% më shumë se sa doza e lejuar ditore e sheqerit.

Pas 20 minutash, trupi është i mbushur me sasi të larta të insulinës dhe glukozës. Pas 60 minutave, sheqeri në trup ka arritur në fazën përfundimtare.

Ajo shkakton jo vetëm ndjenjën sikur trupi është i mbushur me energji, por edhe luhatje të humorit te njerëzit.

Në fund, shfaqet edhe rreziku i diabetit, për shkak të dozave të larta të insulinës. Shumë njerëz nuk kanë asnjë ide se çfarë bën kjo pije në organet e brendshme të njerëzve./ATSH/

Share This Article
1 Comment
  • Shkrim i coroditur (apo mos ndoshta eshte gjeagjeze?) per te thene se sheqeri eshte shume i demshem edhe qe gjendet me shumice neper Pije (jo vetem ne ato te gazuarat) por edhe ne Lengje te cilet nuk jane 100 Perqind Frut por te holluar me uje dhe sheqer. Sheqeri (i tepruar jonatyral) eshte Helm i vertet per Trupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *