Sudan, ushtria dhe civilët nënshkruajnë marrëvëshjen e bashkëqeverisjes

Edona Llukacaj

Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Sipas marrëveshjes,  një këshill i ri i pavarur qeverisës do të krijohet. Këshilli do të përbëhet nga gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë të forcave të armatosura dhe do të udhëheqë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Ky këshill do të mundësojë hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja dhe krijimin e pushtetit civil.

Gjenerali Mohamed Hamad “Hemeti” Dagolo, që për momentin konsiderohet si njeriu më me ndikim në Sudan, ka premtuar se do t’i përmbahet marrëveshjes.

Protestat pro-demokraci të udhëhequra nga grupi Aleanca për Liri dhe Ndryshim, nuk kanë reshtuar në Sudan që nga muaji prill, kur diktatori Omar al-Bashir u hoq nga pushteti dhe ushtria mori në dorë sundimin e vendit. Gjatë këtyre protestave, që fillimisht u tentua të shtypeshin me dhunë numërohen dhjetëra viktima.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, të pranishëm ishin shumë liderë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Të dyja palët janë pajtuar që kryesimin e këshillit ta bëjnë me rotacion, për tre vjetët e ardhshme.

Ndërkaq, kryeministri, i cili do të vijnë nga radhët e civilëve, pritet të zgjidhet javën e ardhshme, raporton Dita, duke iu referuar mediave nderkombetare.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Po “bashkeqeverisja” e mallkuar e Rames,me cilet e ka ndare tepsine e pushtetrit?
    Apo me hajdutet e te korruptuarit?

  • Filloi bota ta kuptoje Edi Ramen qe ishte i pari qe inicioi “bashkeqeverisjen”!
    Shikoni kur te filloi Kim Jongu ta provoje me Korene e Jugut!
    Kjo verteton se Rama eshte nje nga teoricienet me te medhenj te botes,per kete shekull!
    Le ta provoje bota “bashkeqeverisjen” dhe do zgjidhet varferia,papunesia,lufta berthamore,luftrat rajonale,ngrohja globale etj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *