Media e bashkë me të “DITA” ka ngritur fuqishëm zërin për degjenerimin e arsimit në përgjithësi e atij privat në veçanti “nën udhëheqjen largpamëse të PD-së”, ka publikuar vazhdimisht fakte kokëforta për kushtet mjerane të shkollave publike në të gjitha trevat e Shqipërisë , për nivelin mjeran të mësimdhënies e mësimdhënësve, ashtu siç ka trokitur në veshin e shurdhit dhe për “sëmundjen e shekullit“ në arsim, “Sudomaninë” e diplomave. Janë publikuar tregime rrënqethëse të qytetarëve shqiptarë , të cilët kanë shitur lopën, viçin, tokën, kanë marrë edhe kredi për atë të uruar diplomë të gruas, e cila pasi ka mbaruar arsimin e mesëm profesional, ka punuar për 30 vjet në arsim apo shëndetësi, ka një përvojë jetësore për punën që bën, por është shtrënguar “dhunshëm” nga titullari i institucionit që të marrë patjetër diplomën e shkollës së lartë.
Pasojat e “sudemanisë” u ndien ndihen kudo, në arsim, shëndetësi, kulturë, ekonomi, bujqësi, në jetën e përditshme, në çdo trokitje për hall në dyert e ish-të ashtuquajturit shtet.
Se çfarë ka ndodhur me arsimin po shikohet sot kur sapo ka filluar të hiqet peta e parë e lakrorit. Se çfarë brumi kanë gatuar fabrikat e Sudeve, qelbi që kanë mbajtur brenda, po shpërthen kudo. Ky qelb shpërtheu në kualifikimin e mësuesve që nuk dinë tabelën e shumëzimit e nderin ua shpëtoi makina llogaritëse, shpërtheu në provimin e shtetit në të cilin mbetën 35% e atyre që diku, në një universitet, ishin vlerësuar mirë, shpërtheu në maturën shtetërore ku pati shkolla të mesme private në të cilat asnjë maturant nuk arriti të marrë notën pesë, shpërtheu në maturën në shkallë kombëtare ku, jo për faj të tyre, por për faj të sistemit e defiçensës së mësuesve, nuk u kualifikuan 33% e 45.000 maturantëve.
Nuk janë të largëta ditët kur në ekrane, gojët jargaviteshin e shkrumbëzonin për “bumin historik” të arsimit, për internetin “kafshues” në çdo skaj të Shqipërisë, për metoda bashkëkohore të mësimdhënies, “më të mirat në botë”, për hapjen e shqyerjen e dyerve të arsimit të lartë ( binjak me piramidat e firmave piramidale simbolizuar nga Sudja), për “meritë – preferencën”, ndërsa realiteti grotesk fliste ndryshe, ulërinte , bërtiste dhimbshëm, jo vetëm atje ku e merrnin bukën me listë e anafalbetizmi ishte ulur këmbëkryq, por edhe në qendër të “metropoleve”, në trotuare e semaforë, ku njomëzakët “e moshës së internetit” me sy të përlotur shtrinin duart për lëmoshë, e që shpesh merrnin përgjigjen “jemi bërë të gjithë për të lypur”.
Në “moshën e internetit“, paçka se mbi tetëdhjetë përqind e zonave rurale nuk kishin lidhje telefonike fikse, shkollat nuk kishin banjo, dyer e dritare, çati, tavane, stola, tavolina, libra, fletore, mjete mësimorë e didaktike, pa folur për laboratorët e mjediset e praktikave mësimore.
Piramidat u shembën në vitin e mbrapshtë 1997 duke shkatërruar Shqipërinë, por ja që na u ringjall Sudja, Xhaferri, Populli, Vefa etj, në një formë të re. Jo më jep 1 e merr 3, por jep 5000 (euro) e merr 1 (diplomë). Magazinat e krimit i patëm çdo ditë para syve, prodhimtare, parambledhëse ditën për diell në sytë “e kompetentit” e me bekimin e tij, që sot mundohet të bilbilojë me buzë të dridhura.
Kush nuk merr të lartën, hiqet nga puna, ky ka qenë refreni i këtyre viteve të fundit nga drejtues mediokër e sekserë të tyre. Dirdhni lekët e regjistrohuni, të tjerat i dimë ne, vazhdonte refreni nga njerëz të pafytyrë. Thonin “kush nuk merr të lartën”, dhe jo “kush nuk mbaron të lartën” .
Pra rëndësi ka ta marrësh e jo ta mbarosh, pasi ta marrësh do të thotë të derdhësh një tufë eurosh e ta mbarosh do të thotë që euro përsëri të derdhësh, por më pak, në vend të eurove të pakësuara duhet të derdhësh djersë si shumica e studentëve shqiptarë dhe njëkohësisht duhet më shumë kohë.
Shpejtësia e diplomimit mund të hyjë në librin e rekordeve. Ka rezultuar se katër vitet “kanë kaluar” në katër ditë. Llogaritë gjithmonë me euro, leku i padëshirueshëm.
Më shet mend gruaja, thotë me ironi të thekur një mesoburrë, ra në gjumë me të mesmen e të nesërmen u zgjua me të lartën. “Burrë, jam me shkollë të lartë, kupton ti apo jo, tallet ajo me veten Na e sollën diplomën brenda javës. Na duhej për të ruajtur vendin e punës. Na e di shpirti. Turp për ata që na e kërkojnë, turp për ata që na e japin, turp dhe për ne që e marrim”. U bëmë si këmbët e dhisë, thotë një mjek i njohur. Unë me të lartën, kolegët e mi me të lartën, ndërsa infermierja e 8 vjeçares disponon të lartën dhe mastera.
Rropaten studentët e ndershëm dyerve të universiteteve të detyruar edhe “të agjërojnë” apo të hanë dhe ndihmën ekonomike të familjeve të tyre, të punojnë diku pas mësimit për të mbijetuar dhe, në fund të viteve të shkollimit, përsëri do të jenë “nën nivelin” e atyre që nuk e dinë se ku janë dyert e fakultetit. Do të jenë të papunë, pasi ai që ka marrë shkollën me euro, do të dijë ta gjejë dhe punën në atë mënyrë. Apo nuk janë të etur e të pangopur për euro pronarët e magazinave?!
Ç’faj kanë ata që kanë derdhur eurot për të blerë një diplomë?!, – pyet gjoja si pa të keq një “zemërmirë”. Kjo pyetje retorike e ka përgjigjen brenda. Blerësi i diplomës, me euro të pastra, realisht të pastra, është njëlloj fajtor me shitësin e saj. Ai e di se e ka blerë një “plaçkë” të tillë, e di se nuk ka bërë shkollë, e di se nuk ka dije e njohuri, por ndofta nuk e di se duke bërë një veprim të tillë ka kryer dhe një vepër penale, është bërë nxitës korrupsioni, është shtirur për atë që nuk është, ka mbajtur pa të drejtë një vend pune që nuk i takon, ka lënë sakat nxënësit e tij me dijet e munguara, ka punuar keq e më keq në vendin e punës kudo qoftë ai. Prandaj do të ishte e udhës që MAS dhe Qeveria t’u bënte thirrje të gjithë të diplomuarve “ekspres” të vetëdeklarojnë fallsitetin e diplomave të tyre duke u dhënë njëkohësisht një amnisti për veprimin e kryer. Në të kundërt gjithkush duhet ta dijë se dashje pa dashje, shpesh nga halli, është bërë objekt i ndjekjes penale dhe ligji është njëlloj për të gjithë. Kush mendon se mund të vazhdojë normalisht punën “me besim të patundur se nuk ka mundësi të verifikimit të diplomës, pasi ajo është shënuar diku” do të bindet shpejt se e ka gabim.

me kujtohet ne vitet 97- 98 ,kur akoma nuk kishin “lulezuar” universitetet private, nje batute e bazuar ne nje te vertete te hidhur te arsimit te larte te asaj kohe:
PO TA DIJA SE DO ISHTE KAQ E LEHTE SHKOLLA SI SHKOLLA E LARTE DO TE KISHA MARRE DHE TE MESMEN. pra e keqja e shkollimit e ka zanafillen shume me heret se tani
Ky tipi eshte deputet nga Vlora ndaj kujdes me shprejen or ti shok.
Ne fakt me mire ti kishin lejuar ato universitetet te punonin, se sidoqofte atje rinia shkonin dhe mesonin dicka…
Edhe ketu ne USA keto universitet neper lagje jane nivel i ulet fare, por qe sidoqofte atje shkon dhe meson dicka
Ndaj edhe ato universitete atje ne Shqiperi , ti lejonin te punonin, por vetem te mos vendosnin tarifa te larta per pranimet e studenteve….
Se kur je student nuk meson njeri or burre, dhe atje shkon me shume te mesosh si te punosh me librat,si te familjarizohesh me librat
Ndersa ata qe jane studente te zellshem , ata kudo mesojne dhe vazhdojne edhe me tutje
Pastaj me kalimin e kohes keto universitetet private do perfeksionoheshin me shume dhe eksperienca , por edhe kontrollet e here pas hereshme nga Ministria e Arsimit do benin qe keto Universitete te punonin me mire …..
Tani keto Universitete ishin ne fillimet e tyre , dhe gjithmone fillimet jane te veshtira, por ata qe drejtojne shtetin nuk duhet ti mbyllin, se ajo eshte gjeja me e lehte
Por ti bejne te punojne me mire duke perdorur metodat e kontrollit per pedagoget dhe menyren e tyre te mesimedhenies, SI DHE DUKE JU BERE KURSE RIAFTESIMI , cdo vit pedagogeve te ketyre universiteteve …….
Shteti nuk duhet ti mbylli aktivitetet e puensimit qe me te pare, por tu japi mundesi per tu dnrequr se detyra e shtetit eshte te hapi vende pune, jo ti mbylli ato
O Zili,kjo qe shkruan,vetem gazetari nuk mund te quhet.Po perderisa t,i botojne,o burra,jepi!