Suedi, digjet një shkollë myslimane

Elton Tafaruci

Një shkollë, ku mësonin fëmijë të komunitetit mysliman në Suedi është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin Vaxjö në jug të venditt dhe sipas televizionit Shtetëror të Suedisë (SVT), policia dyshon të jetë një zjarrëvënie e qëllimshme.

Sakaq, bëhet e ditur se 25 zjarrfikës punuan për ta shuar zjarrin, ndërsa flakët u morën nën kontroll vetëm pas 3 orësh, raporton BW, por a mund te shuhet zemerimi i muslimaneve pas kesaj.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Ismail Abuhelal pohoi se: “Sipas informacioneve tona, 2 të rinj i kanë vënë zjarr shkollës dhe janë larguar. Këtë do ta hetojë policia për të zbardhur ngjarjen. Nuk ka të vdekur, por ka dëme të madha materiale.”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *