“Njeriu punon për të jetuar, nuk jeton për të punuar…”. Duket se këtë parim ka parasysh edhe qeveria e Suedisë e cila pritet që shumë shpejt të aplikojë orarin e punës prej 6 orësh në ditë, me qëllimin për të rritur produktivitetin dhe bërë njerëzit më të lumtur.
Punëdhënësit përgjatë vendit e kanë bërë tashmë ndryshimin, lajmëron uebsajti “Science Alert” në Suedi, i cili shton se, qëllimi i tyre është që të prodhojnë më shumë në një kohë më të shkurtër. Kështu, sipas punëdhënësve, edhe punonjësit do të kenë mundësinë për të shijuar jetët e tyre private.
“Puna me tetë orë nuk është edhe aq efektive”, tha Linus Feldt, shef ekzekutiv i kompanisë “Toyota” në Gothenburg të Suedisë.
Ai shtoi se, stafi i punës e ka të ndaluar përdorimin e medias sociale në punë, takimet mbahen në një kohë minimum dhe shpërqendrimet gjatë orëve të punët nuk ekzistojnë.
Sipas tij, presioni i kohës së pakët që ke për të punuar sjell produktivitet, por edhe stafi është më i motivuar sepse do të mbarojë punë shpejt.

Ky lajm qe ka marre dhene ne gjithe boten nuk eshte i vertete. Une jetoj e punoj ne Suedi dhe orari i punes eshte 8 ore. Ky lajm qe eshte shperndare kudo ne bote vlen vetem per nje ndermarje te vogel private ne Falun ( Suedi) qe ka vendosur sistemin 6 ore Pune ne dite .
Kjo sjell edhe shtim te vendeve te punes.
Nese ne nje ndermarrje punohet me tre turne nga 8 ore = 24 ore/dita
Tani do punohet me 4 turne nga 6 ore =24 ore/dita
Jane me mend bota,jo shaka!
Edhe ne qoftse eshte e vërtet kjo qe shkruhet, vetem qe te jen njerzit te lumtur nuk behet por behet vetem per leverdi te disa xhepave jetoj ne nje shtet europian dhe e di shum mire ç’fare teorie dhe llogjike ka ktej…..