Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau vajzën e gruas së tij.
Durim Lumi goditi disa herë në kokë vajzën vitin e shkuar, e cila vdiq pas disa ditësh qëndrim në spital.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata e dënoi atë me 18 vjet burg, ndërsa tani Gjykata e Apelit në Suedinë Perëndimore e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm.
Ngjarja
Lumi e sulmoi 21-vjeçaren në qytetin e vogël të Sunne më 21 maj 2017, duke e qëlluar disa herë në kokë me sëpatë.
Motra e viktimës i tha Emergjencës në atë kohë se 21-vjeçarja kishte shumë gjakderdhje nga hunda.
36-vjeçari Durim Lumi, një shtetas shqiptar, u arrestua menjëherë pas krimit.
Ai nuk ka dhënë asnjë motiv për sulmin, por të afërmit të marrë në pyetje nga policia kanë deklaruar se ata kishin pasur një konflikt.
Nëna e vajzës kishte disa vite e martuar me Durim Lumin.
Prokurori i çështjes e konsideroi ngjarjen një “ekzekutim të pastër”.
“Ai e bëri me synimin për ta vrarë. Mendoj se ky është një ekzekutim i pastër dhe ai mendonte vetëm për ta vrarë”, tha prokurori Svensson.
Ndërsa Gjykata e Apelit dha këtë argumentim për dënimin me burgim të përjetshëm: “Dhuna ishte shumë brutale dhe Durim Lumi u tregua shumë mizor përmes veprimeve të tij”.
Shqiptari ka qenë i dënuar edhe më parë gjatë viteve 2000 për një krim në Greqi.
a.s/dita
