Suedi, zbulohet një qepë 1500-vjeçare

Leda Hysa

 

Në fshatin Sandy Borg të ishullit suedez Ölanda gjatë një gërmimi është gjetur një qepë e vjetër 1500 vjeç.

Arkeologia, Helena Victor në deklaratën e saj për gazetën The Local, njoftoi se kanë gjetur një qepë të djegur e vjetër 1500 vjet.

Ajo tha se në ato vite në Skandinavi nuk ka pasur kultivim të qepës dhe vuri në dukje se qepa mund të ketë qenë e importuar nga Perandoria Romake.

Victor theksoi se qepën e kanë gjetur pranë një oxhaku gjatë gërmimeve në një kala antike.

Ajo tha se kjo do të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e afërta tregtare të atyre që kanë jetuar në rajon me Perandorinë Romake.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • …ndersa ne ishujt Azore ndodhi nje mister: u gjeten te paperdorura disa kutia te vogla me prezervative te pahapur qe datonin te nje epoke te 2600 vite me perpara… Mister?! Kush i kishte prodhuar dhe kush i perdorte?? Banoret e Atlantides se zhdukur??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *