Suedia forcon rregullat për azil

Elton Tafaruci

Ligjvënësit suedezë kanë miratuar me shumicë dërmuese ligjin për të forcuar rregullat për azil dhe për bashkim familjar. Vendi skandinav vitin e kaluar kishte një rekord kërkesash për azil që shkonin deri në 160 mijë.

Të gjithë parlamentarët ditën e martë votuan me 240 vota pro miratimin e lejeve të përkohshme të qëndrimit për disa azilkërkues, të cilëve më parë në mënyrë automatike iu është dhënë leja e qëndrimit të përhershëm . Sipas legjislacionit të ri ka edhe kufizime të ashpra për bashkimin familjar.

Masat e përkohshme të qeverisë suedeze do të hyjnë në fuqi më 20 korrik dhe do të zbatohet për emigrantët që kanë aplikuar për azil, pas 24 nëntor 2015.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit për të protestuar këtë veprim, duke deklaruar që ajo është çnjerëzore.

Vendi nordike i udhëhequr nga Social Demokratët ka qenë i njohur për qëndrimin  mikpritëse ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *