Suedia ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit, duke iu bashkuar një numri vendesh evropiane që tani janë plotësisht të hapura për turistët ndërkombëtarë.
Udhëtarët jashtë BE-së nuk kanë më nevojë për një certifikatë vaksinimi ose testimi për të hyrë në vendin skandinav, pasi rregullat u lehtësuan më 1 prill.
“Qeveria ka vendosur të mos e zgjasë ndalimin e hyrjes nga vendet e treta”, komentoi Ministrja e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Morgan Johansson.
Ashtu si me vendet në mbarë botën, kufizimet e udhëtimit kanë qenë në fuqi që nga fillimi i pandemisë në mars 2020. Fillimisht, u vendos vetëm një ndalim i përkohshëm i hyrjes për udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE.
Dy vjet më vonë, autoritetet suedeze kanë vendosur që virusi nuk përbën më një kërcënim kaq serioz për shëndetin. Që nga 31 marsi, 87 për qind e popullsisë suedeze të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar me dy doza dhe qeveria tani po ofron një dozë të katërt për moshat mbi 65 vjeç.
a.m/dita
