Sufleri i Lulit

redaktor

(Satirë)

 

Vargje të nënshkruara

Koli J. Dano

 

 

Si “aktor” djersijnë shumë…!

Po ç’t’i bësh tersit fat…!

Gjela bëhen në podium,

Zëri-Koll’ e thatë!

 

Ca “rebel” brenda SHQUP-it

U kanë nxjerrë dhe karton,

Se virusin e mamuthit

S’ka vaksinë q’e shëron!

 

S’bëhesh Lul zngalem veriu!

Se dhe kur merre teftik,

Në podium ngjitet Saliu,

Semaforët krejt t’i fik!

 

Sepse ç’është e vërteta

Ullastrat s’i ha plaku,

Kur përfolesh në gazeta

Për kusar e derdhje gjaku!

 

Ndaj sufleri s’të jep “vizë”!

Kur ke këmbën buzë gremine,

Se, të dy, mbani mbi kurriz

Një arkiv, dëng me krime!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *