Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
”Dita” ime e preferuar! Në kuadrin e debateve, “Balli apo bishti” ose “Balli dhe lufta”, duke përshëndetur shkrimet konstruktive të A. Dalipit, B. Islamit, G. Shytit etj., i sugjeroj analistit dhe “historianit” Andrea Stefani, pas botimit me “sukses” të veprës “Revolucioni i maskuar”, t’i futet Gjuhësisë! I ka premisat dhe i plotëson gjithë parametrat të sfidojë Çabejin e madh, njeriun më të ditur të kombit shqiptar. Do të “protestojë” nxënësi unikal i Çabejit të madh, eruditi Prof. Moikom Zeqo, pak rëndësi ka…! Rëndësi ka që analisti dhe “historiani” apo “parashikuesi” ynë, të ribëjë historinë. Miku juaj nga Vlora, Ing. Flamur Meta.
