Donald Trump i ka sugjeruar qeverisë spanjolle, të zbatojë një nga politikat më të famshme të tij; të ndërtojë një mur përgjatë shkretëtirës së Saharasë, meqënëse është përballur me krizën e emigrantëve në Mesdhe.
Por, një plan i tillë në Sahara, do të ishte sidoqoftë i komplikuar, kjo edhe për faktin se Spanja ka vetëm dy enklava të vogla në Afrikën e Veriut, Ceutën dhe Melilën, dhe një mur i tillë do të duhej të ndërtohej në territor të huaj.
Komentet e Borell janë bërë në një event në Madrid, këtë javë dhe janë raportuar gjerësisht nga mediat spanjolle. Trump mendohet se e ka dhënë rekomandimin e tij kur Borrell shoqëroi mbretin Felipe dhe mbretëreshën Letizia në shtëpinë e bardhë, në Qershor.
Spanja në fakt është vendosur në vijën e parë të frontit të krizës së emigrantëve, me më shumë se 22600 të tillë që kanë mbërritur atje nga deti këtë vit dhe 1723 që kanë humbur jetën në përpjekje e sipër. Spanja është bërë madje destinacioni kryesor i emigrantëve që kalojnë Mesdheun, duke lënë pas Italinë dhe Greqinë.
M.H/ Dita

YP Demokraci.
Vashdojme me guximin dhe krenarin:Kur nji Mure bie dhe mijra ngrihen.
Pavarsisht se i kemi kritikue keto mure si antidemokratike ne kohen e luftes se ftohte dhe arriti kulmin kritika ma e fuqishme diten qe u shemb muri ne Berline.Ky qerrata muri paskesh patur rrenje adventive dhe gaglionet po bijetokan kudo ane e mban botes.
Me rrene mendja qe,po te mos shuhesh muri ne Berlin nuk do pjelleshin muret e tjere qe po dend boten.Fal dhe njerzeve te fuqishem te shteteve te fuqishme qe mund ti rrealizojne me shume vegjetacion e komoditet keto mure ne pershtatje moderne me kohen.Per t’na patur zili dhe Alienet.