Sugjerimi i një mjeku për testimin e bluzave të bardha

Dita

Testi i mjekëve dhe infermierëve tashmë është bërë çështje dite në rrjetet sociale. Shumë specialistë kanë nisur të ironizojnë jo vetëm faktin që do testohen mjekët, por dhe cilësinë e testit. Këtë javë dolën pyetjet për testimin e infermierëve. Shumë prej tyre kanë shkaktuar reagime humori, por Ministria i justifikon me faktin se kjo është bërë nga specialistët më të mirë. Një prej doktorëve të njohur në Tiranë, i cili është shprehur kundër testimit ka bërë një status ironik dhe tallës ndaj testit. Mjeku Tritan Kalo ka shtuar edhe një pyetje e cila në fakt kërkon të tregojë se testi është një gjë e pamenduar. “SUGJERIM për një shtesë në pyetjet e vendosura në uebin e MSH-së: Gazrat që dalin nga fundi i zorrës së trashë janë: 1- simptomë i ndonjë sëmundje, 2- sindromë klinike, 3- sëmundje më vete, 4- kënaqësi i atij që i çliron, apo 5- bezdisje për mjedisin ku ato çlirohen???!!!” shkruan Kalo. Me pak fjalë filloi të vij erë testi pa u bërë ende. ..:)” Tani, me këto që shkruajnë bluzat e bardha, nuk e dimë a duhet t’i marrim seriozisht edhe mjekët!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *