Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sukses me numrin e ri të emergjencës 112, Haki Çako e teston vetë i pari
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Goje te liga > Sukses me numrin e ri të emergjencës 112, Haki Çako e teston vetë i pari
Goje te liga

Sukses me numrin e ri të emergjencës 112, Haki Çako e teston vetë i pari

Alqi Kociko
Published June 8, 2016
Share
SHARE

 

Përvoja e çmuar e marketingut të shalqinjve të Divjakës, ku shitësit e çajnë më dysh bostanin për provë pa ua bërë syri tërr, gjeti dje aplikimin e vet më të fundit. Gojët e Liga mësojnë se drejtori i përgjithshëm i Policisë Haki Çako inauguroi numrin e ri të emergjencës 112, pikërisht duke patur në mendje fermerët e suksesshëm të Divjakës.

Sipas dëshmitarëve okularë, duke prezantuar super-numrin që zgjidh të gjitha problemet Çako deklaroi: “Hapuni andej, do ta provoj vetë i pari!”.

Por pikërisht në atë çast i erdhi lajmi se e kishin shkarkuar nga detyra. I mpirë nga haberi i pabesueshëm, instinktivisht drejtori i ra 112-s, dhe operatori e pyeti nga ana tjetër:

–Urdhëroni, 112-ta, cili është problemi juaj?

–Jam Haki Çako, është e vërtetë se gjykata më pezulloi nga detyra?

(Heshtje) – Hmm, një sekondë zotëri. Po ju lidhim me ministrin e brendshëm!

(Del Sajme në telefon) – Kiu, dëgjo, kemi një problem, por do ta zgjidhim. Eja pak në zyrë të flasim!

 

Me një çerek lehtësimi në fytyrë nga efekti i zërit të kadifenjtë të Sajmes, Haki Çako deklaroi me zë të lartë:

-Dëgjoni, 112-ta të jep drejtim! E provova në lëkurën time!

 

***

Gojët e Liga është rubrikë satirike. Shpesh ngjarjet e përshkruara këtu marrin shkas nga realiteti, por për fat të keq janë më reale se e vërteta.

Alqi Kociko June 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • gjermani i fundit says:
    June 8, 2016 at 4:33 pm

    Hakiu i ra 112 e nga ana tjeter u degjua zeri i Berishe Saliut: “Po zotri, une zgjidh cdo hallin tuaj, vetem me thoni si e keni hallin?”. Hakiu i thote:”Pak i ke punuar ketij populli 100 te paberat, po edhe ketu fute hundet?”. “Ore zotri, jo te 100-tat, se tani jam tek e 112-ta, mos me haj hakun, c’a halli ke, m’thuj mue? Nuk e di ti qe “Me ne fitojne te gjithe”?.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?