Suksese me të cilat krenohemi

redaktor

Në Olimpiadën e 32 Ballkanike për kategorinë e gjimnazistëve që u zhvillua në Athinë mes datave 3 – 8 Maj 2015, 21 shtete u përfaqësuan me 118 nxënës.

Përveç shteteve të Ballkanit ishin të ftuar edhe shtete si Anglia, İrlanda, İtalia, ,Azerbajxhani dhe Taxhikistani.

Skuadra Shqiptare e përbërë nga 6 nxënës fitoi nëpërmjet nxënësve  Gledis Kallco nga Kolegji ‘’Turgut Ozal’’ dhe Alboreno Voci nga Kolegji ‘’Mehmet Akif’’ dy Medalje Bronzi.

Nën udhëheqjen akademike të dy profesorëve të mirënjohur të matematikës, Adrian Naço dhe Fatos Kopliku ekipi kombëtar i matematikës vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore të Matematikës, që do të zhvillohet në Tailandë në datat 4-16 Korrik 2015.

Me shpresën që përsëri do të na bëjnë të ndihemi krenarë, iu urojmë suksese të mëtejshme.

4

Share This Article
4 Comments
  • Me keta duhet te merreni me shume se keta na nderojne, jo Arminera e gjithefarelloj turli parazitesh.

    • shume e sakte!!

      shpresojme qe qeveria te punoje me shume me te rinjte qe na nderojne dhe qe ne fakt do te jemi ne doren e tyre ne te ardhmen!!!

  • Hebrenjte kane nje shprehje : Hap nje shkolle , mbyll nje burg !
    Kjo eshte nje shprehje brilante , jo vetem qe tregon se sa investon nje shtet per aresimin , kulturen apo artin , por edhe se sa pune duhet qe ky kontigjent njerezish qe edukohen neper shkolla te mos behet kontigjent i krimit te rruges nga mungesa e aresimit !
    Per fat te keq ne qe i kemi mbushur burgjet plot, sa jane te mbipopulluara mbi kapacitetin mbajtes, gezohemi kur inagurojme e presim shirita inagurimesh per burgjet e rinj!
    Bile eshte hedhur ideja edhe per burgje private !!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *