Dr. Dorian Koçi
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Rilindja kombëtare është një nga periudhat me të lavdishme të historisë së Shqipërisë, e cila u zhvillua në vend, por dhe në koloni e ngulmimet shqiptare jashtë atdheut. Rilindja kombëtare bëri rizgjimin e tipareve më të dukshme patriotike e demokratike, ajo i pati rrënjët në të kaluarën luftarake e liridashëse të popullit shqiptar. Në krye të Rilindjes dolën udhëheqës të guximshëm, të vendosur, patriot, iluminist demokratë, të cilët luftuan për të mbrojtur interesat e atdheut dhe zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.
Në momentet më të vështira të popullit ata u orientuan me zgjuarësi dhe qartësi në realizimin e programit për çlirimi kombëtar dhe treguan rrugën e përparimit e të demokracisë si gjithë vendet e Evropës. Një Rilindas i kësaj periudhe ishte dhe Sulejman Luzati që punoi në Azi të Vogël, në Jemen dhe në Armeni. Jeta dhe veprimtarinë e patriotit dhe atdhetarit Sulejman Luzati la gjurmë në histori si një figurë e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare.
Figurë e mënçurisë dhe shqiptarizmës
Në fshatin Luzat, të paktën në dy shekujt e fundit, janë shquar figura me zgjuarsi natyrale e mënçuri popullore, të kultivuar në procesin e shkollimit e të studimit, krijues popullor e krijues letrar e diplomatë. Ndër të parët luzatas me dije që njohim është Sulejman Luzati, i cili, në fundin e shek. XIX, ishte prefekt në Vendet Aziatike duke u treguar “shpirtmirë në mbrojtjen e popullsisë nga masakrat”, veçanërisht në kohën e organizimit dhe të zhvillimit të revolucionit xhonturk.
Bijtë e fisit Kaziu në mënyrë të veçantë Sulejmani, duke shkuar në kurbet, veçanërisht nëpër shkolla, u njoh me mbiemrin Luzati. Nuk dihet kush ishte i pari nga fshati, por një gjë është e saktë: gati çdo derë kishte një njeri në kurbet. Kjo del dhe në kujtesën e popullit dhe në foklorin e tij.
Sulejman Luzati u lind në Luzat në vitin 1881. Ai kreu studimet e mesme në Janinë deh studimet e larta për administratë në Stamboll. Tek figura e Sulejman Luzatit gjatë gjithë jetës së tij, u manifestua atdhedashuria, burrëria, trimëria, guximi dhe dashuria për njerëzit, u shfaq mënçuria dhe zgjuarsia si burrë shteti e diplomat. Kudo ku jetoi dhe punoi, ai tregoi cilësi e tipare themelore të shqiptarizmës, ku e u caktua në detyra nga Perandoria Osmane.
Cilësi të karakterit të të Sulejmanit si burrë shteti dolën në dukje në drejtimin e prefekturave, në marrëdhëniet më njerëzit, në përkrahje të shtresave në nevojë, duke i trajtura të gjithë shtetasit të barabartë para ligjit. Një interesim të veçantë ka treguar në përkujdesin e tij, për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Dëshira e tij e madhe ishte që shqipja të mësohej nga të gjithë shqiptarët, por sidomos nga të rinjtë. Duke qenë njeri me horizont të gjerë dhe shumë studiues, që zotëronte disa kultura dhe gjuhë të huaja, u lidh ngushtësisht me Ismail Qemalin, vëllezërit Frashëri, Hasan Prishtina etj., të cilët ndikuan në formimin dhe rritjen e personalitetit të tij.
“Djersën e derdh për Shqipërinë”
Karakterin e tij atdhetarë e tregoi kur Sulltani e thirri që ta emëronte në një detyrë në oborrin e tij. Sulltani i tha se e emëronte në një post me rëndësi në oborrin mbretëror, por për shërbesë me besnikëri ndaj Portës së Lartë, i dha pesëdhjet lira për kohën që ishte i papunë.
Ndërsa Sulejmani ja ktheu se e falënderonte për kujdesin, por unë jam shqiptar dhe djersën time dua ta derdh në Shqipëri, ndërsa pesëdhjetë lirat dhurojani ndonjë shërbyesi tuaj, që mund të vuaj nga uria. Pas kësaj duke u endur nëpër Stamboll, me ndërmjetësinë e patriotëve shqiptarë u emërua nënprefekt në Tetovë, duke ngjallur një gëzim të papërshkuar për t’u kthyer në Atdhe, e për të derdhur djersën e mundin për atë që kishte ëndërruar në jetë.
Qeveria osmane e transferoi në Vilajetin e Shkupit, prefekt në Tetovë në vitin 1908. Në detyrën e prefektit në Tetovë, i krijoi mundësi që jepte kontribut modest në zgjidhjen e çështjes kombëtare. Në këtë detyrë u lidh me patriotët Bajram Curri, Hoxhë Kadria dhe Dervish Hima. Ai përkrahu përhapjen e idesë për liri dhe pavarësi të Shqipërisë.
Në vitet 1908-1911, Sulejmani ishte nënprefekt në viset e Kosovës e të Maqedonisë në vitet 1908-1911, detyrë që e kreu me përkushtim dhe bëri shumë për përhapjen e shkollave shqipe dhe të librave të Naim Frashërit. Si intelektual e patriot me pikëpamje demokratike progresiste, më 20-26 gusht 1909 mori pjesë në kongresin e Elbasanit, si delegat i Starovës. Veprimet e tij atdhetare ranë në sy xhonturqëve dhe e transferuan në Delvinë në vitin 1911.
Në mbrojtje të çështjes kombëtare
Detyra në Delvinë dhe më pas në Tepelenë në vitin 1913, u bë në një kohë mjaft të rëndë për çështjen shqiptare. Lufta e Parë Ballkanike dhe shpallja e Pavarësisë e gjenë Sulejman Luzatin në patriotëve shqiptar për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Me punën e tij ai i dha një ndihmesë të madhe Qeverisë së Ismail Qemalit në mbrojtjen e kufijve jugor të vendit nga synimet dhe sulmet e shovinistëve grekë. Ndërmjet letërkëmbimit të tij, informonte Qeverinë e Vlorës për gjëndjen e Divizionit të Janinës dhe të kufirit Jugor të vendit
Situata që u krijua pas shpalljes së pavarësisë, ku popullsinë të krahinave të jugut, u imponohej një konflikt i armatosur nga shovinistët grekë, të përkrahur dhe shteteve fqinjë. Sulejman Luzati, burrë me autoritet të lartë, përfaqësues i shtetit shqiptar, ruajti gjakëftohtësinë dhe mori masa për të përballuar gjëndjen. Në një telegram drejtuar Ismail Qemalit i kërkonte leje për të mobilizuar forca në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në Tepelenë. Si nënprefekt i Tepelenës i kërkonte Qeveris ësë Vlorës leje për të mbledhë nga popullësia e fshatarave një fuqi tridhjetë deri në dyzet vetë, njerëz të ndershëm për fondin e gjindarmërisë.
Fillimi i viti 1912 e gjeti prefekt në Delvinë, po me atë mëndje dhe me ato ideale për kombin e gjuhën shqipe dhe më pas dhe nënprefekt në portat e qytetit të Ali Pashë Tepelenës. Korispodenca me Ismail Vlorën, kryetarin e qeverisë së parë shqiptare flet për një punë diplomatike intesive dhe të zgjuar të tij. Në vitin 1913 u përball në nivel dialogu dhe kundërshtoi pushtimn grek, për aneksimin e Jugut prej Greqisë.
Gjatë Luftës së Parë Botërore në Shqipëri, Sulejmani kryen detyrën e nënprefektit në Peqin nëvitin 1918, si dhe në Gjirokastër në vitin 1920. Në këto perfektura, punoi la gjumë të thella për ndershmërinë, burrërinë, mënçurinë, trimërinë dhe kurajon e madhe që kishte për përkrahjen e shtresave të varfëra. Me idetë përparimtare të tij, ai u lidh dhe përkrahu intelektualët patriot që e donin Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Kundërshtoi me forcë copëzimin dhe pushtimin e vendit nga ushtritë e huaja në Luftës së Parë Botërore, dënoi veprimet tradhëtare të Esad Pashë Toptanit për çështjen kombëtare. Patriotizmi i tij u shpreh kur, hoqi flamurin italian nga zyra e nënprefekturës në Peqinit dhe vendosi flamurin shqiptar, veprim që bëri jehonë në Peqin, Elbasan dhe Kavajë.
Anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare për Tepelenën
Në ngjarjet e vitit 1920, Sulejman Luzati do të gjendej në krahë të patriotit Sulejman Delvina dhe të mbështetësve të tij, në mbrojtje të çështjes shqiptare duke përkrahur vendimet e Kongresit të Lushnjës. Qeveria e Sulejman Delvinës që kishte njohur reputacionin dhe autoritetin e tij në krahinën e Jugut e emëron nënprefekt në Tepelenë.
Në Luftën e Vlorës 1920 Sulejmani, për pikëpamje anti italiane, kapet prej tyre dhe internohet në ishullin e Sazanit, pas luftës u shkëmbye si partiotë me robërit italianë. Pas kësaj lufte Sulejmani u njoh me patriotë të tjerë si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi etj. Në vitin1921 u takua me Justin Godarti senatorin francez, ku i dhuroi një libër “Shqipëria në vitin 1912”.
Përkrahu gjërësisht Luftën e Vlorës, u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtje Kombëtare” për Tepelenën. Arrestohet nga pushtuesit italianë dhe internohet në ishullin e Sazanit, ku qëndroi gjatë gjithë periudhës së luftës. U lirua me shkëmbimin e robërve italian të kapur nga luftëtartë kryengritës gjatë zhvillimit të Luftës së Vlorës 1920.
Deputeti që ngriti zërin për Kosovën e Çamërinë
Në vitet 1921-1922 kryente detyrën e prefektin të Krujë, ku pati dhe një takim me juristin framcez Justin Gotard. Pastaj Qeveria e Xhafer Ypit e nxjerr në pension për shkak të moshës. Veprimtaria e Sulejmanit vazhdoi dhe në vitet në vijim, ku në vitin 1923 në votime u zgjodh deputet i asamblesë së Parlamentit shqiptar duke sfiduar Myfit Libohovën. Në vitin 1923 rikthehet në politik dhe zgjidhet përfaqësuesi i popullit në Asamble. Në vitin 1924 Sulejmani nuk i dha votëbesim qeverisë së Shefqet Vërlacit. Më pas lidhet me grupin e Fan Nolit, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Bajram Curri dhe patriotëve të tjerë demokrat që iu kundërvunë Ahmet Zogut, e duke dalë në mbështetje të shtresave të varfëra të popullsisë. Noli e ka vlerësuar personalitetin e Sulejmanit dhe veprimtarinë e tij si patriot përparimtar dhe ka pasur një letër këmbim të vazhdueshëm me të, duke e informuar dhe aktivizuar në lëvizjen e Qershorit 1924. Noli për grupin demoktrat është shprehur se shumë patriot të tjerë janë bashkuar me ne, si Sulejman Delvina, Sulejman Luzati etj.
Si përfaqësues i popullit në Paralamentin shqiptar, qëndroi deh luftoi deri në fund në krah të grupit demokrat përparimtar. Në seancat e parlamentit kërkoi që të shqyrtohej dhe të diskutohej keqtrajtimi që i bëhej popullsisë shqiptare në trevat e Kosovës dhe të Çamërisë. Nguli këmbë që të dilej me një rezolutë për t’ia parqitur Lidhjes së Kombeve, e cila të ndërhynte për të ndalur barabarizmat e shovinistëve serb dhe grek, ndaj popullsisë së këtyre trevave. Qeveria Demokratike e Nolit e emëroi në poste të larta shtetërore.
Në parlament ngre me forcë zërin për probleme si: amnisti për fajet politike, mbrojtës i vegjëlisë kundër feudalizmit, luftë për çështjen e Kosovës dhe të Çamërisë, thirrje për të mërguarit, luftë kundër Myfit Libohovës. Zjarri shpërthen ku së bashku me Fan S. Nolin, Luigj Gurakuqin e të tjerë braktisnin asamblenë, duke e përçarë atë plotësisht.
Përkujtimi dhe vlerësimi
Me ardhjen në fuqi të Zogut, qeveria e tij e njohu popullaritetin e tij, si kundërshtar Zogut, i bëri elozhe dhe e nxjerr në pension në mars 1925. Vitet e fundit i kaloi në Tiranë dhe u nda nga jeta më 28 janar 1928.
Shtypi i kohës informoi popullin shqiptar për vdekjen e patriotit, diplomatit, demokratit dhe atdhetarit Sulejman Luzati. Në vargun e madh të patriotëve të shquar të Rilindjes, është vlerësuar me Urdhërin për Veprimtari Patriotike. Për Sulejman Luzatin është shkruar një monografi nga Myfit Kaziu, ndërsa bashkia e Tepelenës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”, si dhe i ka vendosur emrin një rruge.
Në traditën e punës së Tij, ishte gjithmonë lufta për të fituar dije e për të përhapur kulturë. Emri i fituar me dije dhe aftësi i Sulejma Luzatit është më jetëgjati se sa emri i fituar nga çdo pozitë tjetër. Dija e bëri të virtytshëm duke e mbajtur larg së keqes për vite e vite të tërë. Ndaj dhe luzatasit kanë ditur ta përballojnë çdo kohë, sado e vështirë, me urtësi e mirësi si Sulejman Luzati.
