Sulm i përgjakshëm në një universitet në Pakistan, 20 të vrarë

Saimir Lleshi

Persona të armatosur kanë sulmuar Universitetin “Bacha Khan” në Charsadda të Pakistanit, duke lënë pas të paktën 20 persona të vdekur.

Nga sulmi të paktën 50 persona kanë mbetur të plagosur. Grupe të armatosura kanë hapur zjarr ndaj studentëve.

Në korpusin e Universitetit kishte të paktën 3 mijë studentë dhe rreth 600 vizitorë, teksa po zhvillohet një recital poezi në përkujtim të ditës së vdekjes së aktivistit Bacha Khan, nga i cili mban edhe emrin universiteti.

Universiteti në fjalë është themeluar në vitin 2012. Universiteti është rreth 120 km larg kryeqytetit Islamabad. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *