Moise Kean mund të largohet nga Juventus. Mbi sulmuesin “foshnjë” të datëlindjes 2000 është interesimi i fortë nga ana e PSV Eindhoven që raportohet se ka gati një super ofertë.
Bashkëpunëtor në këtë tentativë të holandezëve për të “rrëmbyer” 17-vjeçarin nga bardhezinjtë është edhe menaxheri i Kean, “famëkeqi”, Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera në Hollandë.
“Diamanti” bardhezi u paraqit shumë mirë gjatë turneut që Juventus zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e fazës përgatitore, duke bindur drejtuesit me idenë për ta mbajtur dhe besuar te Kean, me synimin për ta rritur si pasardhësin e Higuain.
Por, nëse te Juve do të mbërrijë Keita, plani mund të prishet dhe “Zonja e Vjetër” mund të marrë në konsideratë ofertën e PSV. Lajmi është publikuar nga “Tuttosport.com”
