Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dasëm në qytetin jugor të Turqisë, Gaziantep. Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe 94 të tjerë janë plagosur, lajmërojnë autoritetet.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik ISIS mendohet të jetë përgjegjës për shpërthimin. Në festën e dasmës mendohet të ketë qenë pjesëmarrës një kamikaze, i cili sipas Presidentin Erdogan mendohet se ishte një fëmijë 12-14 vjeç.
Sulmi ndodhi në një zonë shumë të populluar me studentë universiteti dhe u dëgjua edhe përtej qytetit.
Gazintep, që ndodhet në afërsi të kufirit me Sirinë, njihet që ka disa celula të ISIS.
Kamikazi i djeshëm mendohet të ketë lidhje me terroristi që vrau dy policë në Gaziantep në muajin maj.
Turqia është sulmuar nga një seri shpërthimesh qoftë nga Shteti Islamik ashtu edhe nga militantët kurdë vitin e kaluar. Sulmi i fundit i ISIS ishte në aeroportin e Stambollit në qershor ku mbetën të vrarë më shumë se 40 njerëz.
Xhihadistët kohët e fundit kanë humbur terren në veri të Sirirsë. Rebelët sirianë po përgatitet të avancojnë më shumë në provincën e mbajtur nga ISIS, Jarablus.
https://www.youtube.com/watch?v=MXKTl63gTwc



race e qelbur.nje bombe atomike i ben terbjet keta