Sulm komisariatit, zbulohet “Benz”-i nga u hodh bomba

anazapta

Kamera e një dyqani ka filmuar makinën nga u hodh eksplozivi drejt komisariatit të Fushë-Krujës gjatë mbrëmjes së hënë, që shkatërroi dy prej maikinave të parkuara të policisë dhe shkaktoi panik e terror në qytet. Nga pamjet, ekspertët arritën që nëpërmjet pajisjeve moderne, pasi cilësia e filmimit ishte e dobët, të konstatonin se autovetura ishte një “Benz 190” me ngjyrë të bardhë dhe me targa të huaja. Madje ka edhe 3 persona të dyshuar të shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën në banesat e tyre. Targat nuk u dëshifruan për median pasi janë sekret hetimor, por grupi i ekspertëve ka arritur të sigurojë disa gjurmë dhe prova të rëndësishme. Konfirmohet pista e një akti terrorist ndaj institucioneve ligjzbatuese, në shenjë hakmarrje për operacionet policore dhe për të shkaktuar kaos dhe shpërqendrim të uniformave blu me qëllim që të demoralizojë aksionet në vazhdim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë dje detaje në lidhje me shpërthimin në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës. Mësohet se dy kamera sigurie kanë filmuar një makinë tip “Benz 190” para shpërthimit, i cili është larguar nga vendngjarja me shpejtësi. Po sipas të njëjtave burime, dyshohet se prej kësaj makine mund të jetë hedhur eksplozivi në oborrin e komisariatit të policisë së Fushë-Krujës.
Ka pamje jo shumë të qarta se prej mjetit hidhet diçka me shpejtësi. Mësohet gjithashtu se mjetit në fjalë nuk i dallohen mirë targat. Megjithatë prokuroria bën me dije se janë identifikuar 3 persona si të dyshuar për ngjarjen.

Lënda plasëse e përdorur sipas ekspertëve është midis tritolit dhe një bombe artizanale, por që priten analizat më të hollësishme nga laboratori. Ndërkohë që mësohet se është e njëjta bombë e përdorur si në rastin e parë, kur një tjetër eksploziv me fitil shpërtheu në pjesën ku qëndronin makinat e bllokuara nga policia she shkaktoi dëme materiale. Sasia e fundit e eksplozivit është hedhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 3 marsit në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës, duke dëmtuar dy mjete të policisë. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e disa banesave aty pranë .

Ky është rasti i dytë që një sasi tritoli hidhet në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës. Në 20 janar rreth orës 19:00 një sasi e vogël eksplozivi u hodh në oborrin e komisariatit. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale. Për pamjet filmike që disponon aktualisht Prokuroria e Krimeve të Rënda, do kryhen ekspertime të reja dhe hulumtim i tyre me pajisje më moderne, për të shquar mirë personat në makinë. Bazuar në këto pamje, policia ka nisur krehjen e zonës për të identifikuar mjetin nga  cili dyshohet se i është hedhur sasia e eksplozivit që solli dëmtime të xhamave dhe disa makinave të policisë.

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Gjurmët te cojne ne katin e 14-t!… Eshte (ster)mbushur kupa dhe t’i beje derman vetes. Ka 23 vjet qe populli s’ben nje dite te bardhe!

  • ktu ka shume ma shume se BANDA TRRRORISTE SHQIPTARO-MULTIETIKE dhe mbrapa tyre mbeshefen SERVISET SERKRETE SERBO-GREKE qe i trajnojne ne montim eksplozivi dhe i financojne me EKPLOZIV e PARA.

    .mos te merremi me PRRALLA si AI-AJO-KY apo X po bejne kete ,por SERBIJA e GREQIJA dojne destabilizim te SHQIPERIS dhe ti dhajne nje pamje AVGANO-PAKISTANE dhe te mose vizitohet nga ase 1nje TURISTE i huaje dhe te mos PRANOHET ne UNIONIN EVROPIAN,por e gjithe BOTA ta konsideroje SHQIPRINE si nje vende te TERROREVE e FRIGES.

  • Eshte e kot edhe sikur te kapen me kete gjyqesor te korruptuar qe kemi ne ata perseri dalin se i mbeshtet edhe krimineli i shqiptareve serbi Sali Berisha prandaj duhet ngritur nji grup antiterror dhe ti eleminoj keto hijena,perndryshe cdogje tjeter eshte humbje kohe…….te njenjten gje perdori edhe Amerika me bandat e tipit Al Kapone dhe ja doli paq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *