Sulm me armë ndaj biznesmenit në Velipojë

Ornela

Një biznesmen është qëlluar me armë zjarri në fshatin Sektor të Velipojës. Bëhet fjalë për shtetasin Pjerin Kaçi, i cili njihet edhe si mbështetës i Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave, sapo Kaçi ka zbritur nga automjeti dhe ka tentuar që të ngjitet në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit me breshëri.

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.

Pas kësaj ngjarjeje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Dmth e lane sa te dilte nga makina te shkonte drejt lokalit, dhe pastaj kane qelluar makinen edhe nga para edhe nga mbrapa, dhe jane larguar ????!!!! Duket si arsye e stisur per ta perdorur me pas per dicka tjeter.
    Qofsha une i gabuar.

    • Per azil per cfare tjeter? Pronat e shperndara/ grabitura kan sjell shum lek. Tani vec azili ju mungon qe ti hane eahat rahat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *