Të paktën 5 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë në Orlando.
Të shtënat kanë ndodhur në një park industrial në verilindje të Orlandos.
Sipas policisë në Orange County, Florida, situata është e qëndrueshme dhe nën kontrollin e autoriteteve.
Zyra e Sheriffit të Qarkut Orange i ka konsideruar të shtënat një “incident tragjik”, por nuk ka dhënë shumë detaje të tjera.
“Nuk ka kërcënim për komunitetin lokal”, thonë policia.
Incidenti vjen pothuajse një vit pas sulmit terrorist në klubin e natës Pulse të Orlando, më 12 qershor 2016, kur një person i armatosur vrau 49 persona dhe plagosi 53 të tjerë.


Llotaria amerikaneeeeeeeeeeeeeeeee
O burraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Isha vetem nje km larg kur ndodhi. Duhet te shkoja aty afer dhe nuk munda sepse ishte rrethuar nga policia. Me thirren te merja dy nga te mbijetuarit