Të paktën një person është vrarë dhe dy rezultojnë të plagosur gjatë një incidenti në selinë e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së.
Incidenti ka ndodhur në orën 9:30 sipas orës lokale kur një mjet tentoi të kalonte dyert e blinduara të selisë së Agjencisë së Inteligjencës në Fort Meade, Maryland.
Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. /DITA

A u kap personi apo iku ne drejtim te paditur.
Agjensia e sigurisë s’ka të sigurt sigurinë e saj jo më të përgjigjet për sigurinë e të tjerëve!? Tung!
Para gati 30 viteve, isha ne shkollen e mesme, kishim nje profesor qe thoshte disa mendime qe me kane lene shenje te thelle. Nje nder mendimet e tij ishte:kurre mos besoni ne ate cka shihni dhe ate cka degjoni,ju do te shihni dhe do te degjoni ate cka dikush ka interes, por realiteti mundet te jete krejt e kunderta!!!!! Emri i profesorit tim te nderuar eshte Mylaim Peza!Qofte i nderuar atje ku ndodhet, shume here ne jeten time me eshte dashur te kujtoj mendimet e ketij profesori te madh. Dhe aq here keto mendime jane vertetuar!dje lexova nje lajm per aeroplanin e rrezuar ne Alpe para pak ditesh, dikush me fakte te thjeshta nxirrte se kjo ishte nje genjeshter.! Provat qe ai jepte ishin te besueshme!