Sulm me bombë në Afganistan, 11 viktima

Leda Hysa

Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogyani në një deklaratë për AA tha se bomba e vendosur në skaj të rrugës në rajonin Meklani është aktivizuar gjatë kohës kur një automjet që bartte civilët kalonte nga rajoni.

Hogyani njofton se si pasojë e shpërthimit humbën jetën 11 civilë. Ai tha se sulmi ka ndodhur gjatë kohës kur civilët ishin duke shkuar nga rajoni Dere-i Momand në Jalalabad.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *