Militantët kurdë kanë kryer një sulm me makinë-bombë në një repart ushtarak në juglindje të Turqisë, dhe pastaj kanë hapur zjarr në ndërtesë, duke lënduar 11 ushtarë, raportojne burimet e sigurisë turke.
Këto burime kanë thënë se sulmi militant i Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK) e ka pasur për qëllim repartin ne Cevizpinar në provincën MArdin, afër kufirit me Sirinë, raporton Reuters. Vazhdon keshtu perplasja e Kurdve me pushtetin turk.
