Sulm me eksploziv ndaj ministrisë së Informacionit, vdesin 7 persona

Bora Basholli

Shtatë persona kanë humbur jetën në një sulm ndaj ministrisë afgane të informacionit në Kabul, bëjnë me dije zyrtarët.

Një shpërthim u dëgjua në 11:40 me orën lokale (07:10 GMT) dhe zjarri sporadik vazhdoi për më shumë se gjashtë orë para se zyrtarët të deklaronin incidentin.

Një burim i ministrisë tha për BBC se një nga sulmuesit hyri brenda ndërtesës. Sulmi vjen një ditë pasi bisedimet midis zyrtarëve afganë dhe talebanëve u pezulluan, por talebanët nga ana e tyre thanë se nuk fshiheshin ata pas sulmit.

Ndër të vdekurit ishin katër civilë dhe tre oficerë policie, ndërsa tetë civilë u plagosën. Edhe pse Kabuli ende sheh luftime, ky sulm vjen pas muajsh të qetësisë relative.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *