Një sulm me koktej molotov është kryer mbrëmë para hyrjes së ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Policia ka bërë të ditur se sulmuesi është një 37-vjeçar nga Shkupi, i cili është afruar pranë ambasadës dhe në një distancë prej 20 metrash ka hedhur një shishe me koktej molotovi.
Sulmuesi menjëherë ka ikur në drejtim të panjohur, mirëpo është arrestuar nga njësiti policor “Alfa”. Sipas mediave maqedonase, autori është shprehur se për sulmin ishte frymëzuar nga filmat.
Ekipet e MPB kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se kokteji i molotovit ka rënë 15 metra larg hapësirës pranë portës hyrëse të ambasadës dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.