Sulm në bazën ushtarake në Irak

Saimir Lleshi

Të paktën 18 ushtarë irakianë humbën jetën pas një sulmi vetëvrasës nga elementë të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

Sulmi ndodhi në veri të qytetit Ramadi, një nga zonat me luftimet më të ashpra midis ISIS dhe shtetit irakian.

Qyteti është bërë arenë përleshjes, ndërsa herë merret nga njëra palë dhe herë nga pala tjetër. Burime ushtarake i thanë rrjetit televizivi “Al Jazeera” se sulmi ndodhi të martën në mëngjes në qytetin e Al-Bu Dhiaab, vetëm pak kilometra në veri të kryeqytetit të provincës Anbar. Tre kamikazë hodhën veten në erë teksa sulmuan brigadën 39 të divizionit të 10 të ushtrisë irakiane.

Dy nga automjetet e tyre u shkatërruan nga raketat antitank, thanë burimet. Bombarduesi i tretë, megjithatë arriti të kapërcente gardhin e sigurisë duke shkuar pranë portës së ndërtesës ushtarake dhe duke kryer shpërthimin e eksplozivit, duke vrarë të paktën 18 ushtarë si dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Korrespondenti i “Al Jazeera” e konsideron si goditjen më të madhe për Forcat e Sigurisë së Irakut. Veriu i Ramadit duhet të ishte i sigurt thekson ai. Ushtria irakiane deklaroi se Ramadi u çlirua në fillim të janarit, pas fushatës së madhe sulmuese. /DITA/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *