Sulm në një resort në Somali, 20 të vdekur

Saimir Lleshi

Të paktën 20 persona gjetën vdekjen pas një sulmi kamikaz në kryeqytetin e Somalisë. Sulmi u mor përsipër nga grupi terrorist Al-Shabat.

Makina me eksploziv shpërtheu pranë një resorti turistik i quajtur hotel “Lido”

Sulmi ndodhi mbrëmjen e shkuar në Mogadishu, ndërsa disa luftëtarë të al-Shabat sulmuan me armë pas shpërthimit.

“Pas shpërthimit, pashë të paktën katër njerëz të armatosur që u drejtuan në hotel. Pati të shtëna brenda dhe rreth hotelit”, ka thënë Mustafa Elmi, një vizitor për agjencinë e lajmeve DPA.

“Kam arritur të shpëtoj me plagë të vogla, por ka pasur njerëz të cilët u qëlluan për vdekje në vend,” shtoi ai.

Të paktën gjashtë persona – përfshirë tetë sulmuesit -u vranë. Raportet e tjera, duke cituar policinë dhe zyrtarët, thanë se deri 20 persona mund të jenë vrarë në total.

Autoritetet vendore thanë se numri i të vdekurve kishte të ngjarë të rritet. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *