Sulm terrorist në Afganistan, 9 të vrarë e 30 të plagosur

Dita

9 persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur në ndërtesën e qeverisë së Jalalabad të Afganistanit.

Kjo ndërtesë u vendos si objektiv i sulmeve të koordinuara të personave të armatosur dhe sulmuesve vetvrasës.

Zëdhënësi i qeverisë, Attahullah Khogyani, ka thënë se një veturë shpërtheu jashtë ndërtesës, e cila i takon Drejtorisë së Financave.

Duke përfituar nga mbulimi i ndërtesës me tym, sulmuesit kanë qëlluar me armë përkundrejt rojeve të sigurisë.

Policia ka deklaruar se ka arrestuar një të dyshuar, ndërkohë që ka evakuuar një shkollë të vajzave.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *