Një sulm terrorist ka ndodhur në Australi ku kanë mbetur paktën 16 persona të plagosur, pasi një automjet hyri mes turmës duke përplasur këmbësorët në Melburn, Australi.
Makina përplasi një numër të konsiderueshëm këmbësorësh në një kryqëzim në qendër të qytetit.
Policia australiane ka arrestuar shoferin i cili drejtonte automjetin e sulmit.
Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. Nuk dihet ende nëse ngjarja është e lidhur me terrorizmin.
Midis të lënduarve është edhe një fëmijë 4-vjeçar në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët pohojnë se automjeti nuk tregoi shenja të ngadalësimit dhe po priste që në kryqëzim të mblidheshin një numër i madh njerëzish.


