Një sulm terrorist ka ndodhur në urën e Londrës, në zemër të kryeqytetit.
Një burrë sulmoi disa persona me thikë. Pastaj ai u rrethua nga disa kalimtarë njëri prej të cilëve u përball me të. Policia goditi me armë ndaj agresorit duke e lënë të vdekur në vend.
Agresori është 28-vjeçari Usman Khan, i dënuar në vitin 2012 për terrorizëm. Ai kishte veshur një rrip eksploziv që më vonë u vërtetua se ishte një fallco.
Khan, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2018 me kusht, duket se ka qënë i lidhur me grupin islamik al-Muhajiroun, (i udhëhequr nga imami radikal Anjem Choudary i dënuar për terrorizëm në vitin 2016), i konsideruar ndër më të rrezikshmit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Për momentin asnjë person tjetër nuk po kërkohet në lidhje me sulmin,” -tha policia, duke shtuar se “dy persona, një burrë dhe një grua, u vranë gjatë sulmit dhe tre të tjerë, një burrë dhe dy gra, u plagosën dhe janë në spital”.
Sipas disa mediave britanike, ai kishte të ‘veshur’ edhe një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës.
Një dëshmitar okular, Kirsten Jones, i tha BBC-së se sulmuesi mbante një lloj rripi eksploziv.
o.j/dita
