Sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Austri

Leda Hysa
?????????????????????????????????????????????????????????

Një boshnjak 25-vjeçar është arrestuar në Grazz të Austrisë nën dyshimet se kishte planifikuar një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve.

Zëdhënësi i saj tha se i dyshuari, mysliman, është arrestuar më 1 dhjetor në një strehimore emergjente, ku të tjerët e kanë parë duke parë video për sulmet e vitit të kaluar në Nicë dhe Berlin.

Siç njofton agjencia Reuters, dëshmitarët e kanë dëgjuar atë duke folur për Berlinin dhe vdekjet.

Ai ka vizituar xhamitë, por nuk është e qartë nëse është radikalizuar apo nëse ka ndonjë bashkëpunëtor, tha policia.

Një tunizian ka vrarë 12 njerëz vitin e kaluar në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Ai ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *