Sulm vetëvrasës në një stadium në Bagdad, 29 të vrarë

Ornela

Zyrtarët pohojnë se një sulm vetëvrasës ka goditur një stadium të futbollit, në jug të Bagdadit, duke lënë të vrarë 29 njerëz dhe 60 të tjerë të lënduar.

Zyrtarët e sigurisë thanë se shpërthimi i sotëm ndodhi gjatë një ndjeshjeje futbolli, në një stadium të vogël në qytetin Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.

Zyrtarët mjekësorë konfirmuan shifrën e të vrarëve, duke folur në kushte anonimati, meqë nuk ishin të autorizuar për t’u prononcuar për media.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi i Shtetit Islamik po bën një fushatë sulmesh vetëvrasëse në dhe rreth kryeqytetit dhe forcave irakiane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *