Sulme me bomba në Kabul, mes viktimave gazetarë dhe policë

Dita

25 persona, mes të cilëve 8 reporterë dhe katër efektivë policie, janë vrarë nga dy shpërthime në kryeqytetin e Afganistanit.

Shpërthimi i parë u realizua nga një kamikaz me motoçikletë, ndërsa i dyti ndodhi rreth 15 minuta më vonë, ku u shënjestrua turma e njerëzve të mbledhur në vendngjarje, bashkë me reporterët që po mbulonin lajmin.

Shteti islamik, ka qenë ai që ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimeve.

Përmes një mesazhi në Twitter, AFP-ja e bëri të qartë se cili është qëndrimi i saj mbi episodin e dhunshëm. Sipas saj, grupi i gazetarëve është  shënjestruar qëllimisht.

Atentatori vetëvrasës ishte hequr si reporter dhe e ka hedhur veten në erë pikërisht me t’u ndodhur pranë tyre, në mesin e njerëzve të mbledhur pas sulmit të parë, citon AFP-ja një zëdhënës të policisë.

Radio Europa e Lirë konfirmoi se në këtë sulm u vranë edhe dy gazetarë të saj, Abadullah Hananzai dhe Moharram Durrani.

Hananzai, i cili përdorte vetë kameran, ishte duke punuar këto kohë mbi një histori të lidhur me narkotikët, ndërsa Durrani ishte angazhuar me programin e përjavshëm të grave. Një tjetër gazetar i kësaj radioje, Sabwoon Kakar, mbeti i plagosur.

Vetë ISIS-i, në deklaratën e shpërndarë përmes agjensisë së vet të lajmeve “Amaq”, pretendon se objektivi i goditjes kanë qenë zyrat e shërbimeve të Inteligjencës, të ndodhura në lagjen Shashdarak që strehon edhe një kompleks të NATO-s në Ministrinë e Brendshme.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *