44 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy shpërthimeve me bombë në Bagdat të Irakut. Sipas hetimeve paraprake, një prej sulmeve është kryer nga një femër, teksa mendohet se pas tyre fshihet Shteti Islamik.
Kryeminsitri Haider al-Abdadi u shpreh se kriza politike ka penguar institucionet e shtetit në luftën kundër militantëve dhe po ashtu i kanë dhënë mundësinë terroristëve të veprojnë me qetësi.
Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në Bagdad si pasojë e dy shpërthimeve me bombë.
Autoritetet vendase konfirmojnë se eksplozivë të vendosur në zona të ndryshme të qytetit janë telekomanduar për të shpërthyer në të njëjtën orë.
Pasojat më të rënda ishin në zonën veriore të qytetit, ku një prej atentatorëve kishte vendosur një jelek me detonatorë.
Sulmi ka shkaktuar 38 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur, ndërsa në sulmin tjetër deri më tani janë rregjistruar 6 viktima dhe mbi 20 të lënduar.
Hetimet fillestare në zonën ku ndodhi shpërthimi më i rëndë, zonë me shumicë shiite, thonë se akti është kryer nga një femër.
