38 persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në qytetin Sweida në jug të Sirisë.
Lajmi është bërë i ditur nga BBC.
Tre atentatorë me rripa me eksploziv kanë vetëvrarë veten, duke shkaktuar krahas vdekjeve edhe plagosjen e 30 personave të tjerë.
Shpërthime të tjera raportohet se ka patur edhe në fshatrat në veri dhe lindje të qytetit.
Observatorët sirianë të të drejtave të njeriut kanë deklaruar se qeveria siriane ka rimarrë kontrollin në pjesën më të madhe të jugut të Sirisë.
s.a/dita
