Sulmet ajrore të Arabisë Saudite vrasin ish-presidentin e Jemenit

Leda Hysa

Rebelët kanë deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh ka mbetur i vrarë nga bombardimet në kryeqytetin e Sanaas.

Sulmet ajrore nga një koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tronditën kryeqytetin e Jemenit Sanaa gjatë natës.

Ato erdhën pas luftimeve mes forcave rebele dhe qeverisë për gjashtë ditë rresht.

Koalicioni, i cili mbështet qeverinë e Jemenit, thuhet se goditi zonat pranë aeroportit dhe ministrisë së brendshme të kontrolluar nga lëvizja Houthi.

Por mesa duket këto bombardime kanë vrarë edhe ish-ushëqesin e vendin të paralizuar nga lufta.

Njoftimi u bë në një televizion të kontrolluar nga rebelët.

Nuk pati konfirmim të pavarura, por shumë foto që qarkullonin në mediat sociale tregonin trupin e pajetë të zotit Saleh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *