Sulmet e Bashës dhe Ramës, Vasili: Nuk merrem me njerëz pa asnjë ide në kokë

Gazeta Dita

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Teksa Rama e ka quajtur parti shantazhuese që kërkon të vërë një dorë në timon, e të marrë pjesë nga tepsia e qeverisë, po ashtu edhe kryedemokrati Basha e ka quajtur shpk LSI-në.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në lidhje me këto deklarata, Vasili tha se s’ka humbur asnjë minutë kohë me ato.

“Duke dëgjuar këta njerëz pa asnjë ide në kokë, njëri flet për Republikë të Re tjetri për tepsi, ndryshe nga të tjetër unë i flas shqiptarëve për një plan. Unë dhe LSI-ja kemi një plan për të çuar gjërat përpara. S’flas as për timon as për Republikë.

Njerëzit kanë nevojë për taksa të ulëta. Shqiptarët janë të mençur dhe do të votojnë për njerëz që kanë plan, jo me tepsi, shpk , që Basha duhet të ketë parasysh shpk e Rrugës së Kombit ku vodhi 250 mln euro,” tha Vasili.

 

Share This Article
2 Comments
  • Me te forten per kete Cilen e Don Metes e ka thene nje komentues ketu tek DITA :

    Cilja, more Cilja
    Anon nga eshte Bilja…
    ….
    Ndersa une do ti thosha:

    Cilja dhe Don Meta,
    Shkojne nga mbledh Kuleta…!

  • Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o pjella e mostra te diktatures komuniste,o jashteqitje shiptare. says:

    O i vasiliqise,ju te marre sebashku nje gje keni te perbashket,demagogjite komuniste-nazifashiste-terrorriste “sherbe,perca e sundo dhe mashtro,mashtroa e terrorrizo se dicka do te fitosh”,duke derdhur lot krokodili per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.O vasili,i vasiliqise,ju te marre sebashku nje mut i diktatures komuniste i ndare ne copa jeni,as me pak dhe as me shume.O Vasili uroj qe te rroni dhe te provoni mbi supe sa me shpejt ato plage e gjak e qyrre qe i shkaktuat popullit deri me sot,ku e djeshmja t’ju duket si nje enderr, dhe e nesermja ne birucat e burgut te siguris se larte,si autore,apo bashkeautore te mijra krimeve,grabitjeve e tjetersimeve te pasurise kombetre dhe asaj private me fuqine e pushteteve, qe la pas viktimave te eterve,mijra viktima te tjera te rradhes se pafytyresise,e pangopesise suaj per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Dita e gjykimit po afron,por ju me sozi nuke doni ta besoni dhe vazhdoni me skenaret e peshtire te rradhes nen moton,”nga i jati,tek i biri,nipi,apo mbesa dhe nje djalle e gjysem” per t’u kacavjere ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te medjas e biznesit qe si lavatrice vazhdojne te pastrojne leket e piset nen avokatine e Tiranes zyrtare deri me sot.Doni apo nuke doni ju,populli nuke e han me spunin tuaj per djathe,sado te shtireni,ju po djall me fytye njeriu do mbeteni.Besoni koha e gjykimit po afron,nuke ka amnisti,apo ligje qe t’ju shpetoje nga banga e drejtesise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *