Sulmet ndaj Meghan Markle/ Letra e Harry-it për mediat: Nuk dua të përsëritet historia…

Ornela

Princ Harry ka shkruar një letër të sinqertë drejtuar mediave, pas sulmeve të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, Meghan Markle.

I frikësuar se mund të përsëritet historia e nënës së tij, princeshë Dianës, e cila vdiq në një aksident rrugor në Paris duke u larguar paparacëve, ai është detyruar që të shkruajë një letër…për të parandaluar një përsëritje të historisë.

“Fatkeqësisht, gruaja ime është bërë një nga viktimat e fundit të shtypit britanik në tabloidin “The Mail on Sunday”,që bën lajme pa i menduar pasojat që mund të kenë…lajme në mënyrë të përsëritur që janë përshkallëzuar këtë vit gjatë gjithë shtatzënisë së saj dhe pas lindjes së djalit. Ekziston një kosto njerëzore për këtë propagandë të pamëshirshme, aq më tepër kur është me vetëdije, false edhe pse ne jemi përpjekur që të veshim një “fytyrë të guximshme”…por nuk mund ta përshkruaj se sa e dhimbshme ka qenë. (…)

Frika ime më e madhe është se mos përsëritet historia. Unë e kam parë se si njerëzit që dua të mos shihen si persona të vërtetë. Kam humbur nënën time dhe tani shikoj gruan time që bie viktimë e të njëjtave forca të fuqishme. Unë nuk mund ta përshkruaj sesa e dhimbshme ka qenë”,-shkruan ai.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Tashme mediat angleze u preken shume e po qahne! Pika! Ato gallate duan, ndryshe nuk u shiten rreshtat! Biles, te kishte ndonje vetvrasje te Meganit, kjo do te ishte nje lajm i mire per tu shitur dhe sterholluar gjithfarsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *