Sulmet në aeoportin e Stambollit, 2 të arrestuar të tjerë

Elton Tafaruci

Autoritetet në Turqi njoftuan se kanë ndaluar dy persona, të dyshuar si operativë të Shtetit Islamik. Ndalimi i tyre u bë në aeroportit Ataturk, ku një javë më parë, 3 kamikazë hapën zjarr dhe u vetëhodhën në erë, duke i marrë jetën 44 personave dhe duke të plagosur mbi 230 të tjerë.

Të ndaluarit, sipas agjencisë së lajmeve Dogan, janë nga Kazakistani.

Deri më tani, asnjë grup ekstremist nuk i ka marrë përsipër sulme vdekjeprurëse në Turqi, megjithatë zyrtarët turq thonë se pas tyre qëndron Shteti Islamik.

Në total, sipas Agjencisë Anadolu, policia ka ndaluar 29 të dyshuar në lidhje me sulmet. Mes të ndaluarve 11 janë të huaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *