Sulmet në Bruksel/Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të viktimave

Elton Tafaruci

Kuvendi i Shqipërisë mbajti të enjten një minutë heshtje në nderim të kujtimit të viktimave të akteve të fundit terroriste që goditën Brukselin.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në nisje të seancës së sotme, tha se ky agresion ndaj vlerave të Europës së Bashkuar na motivon edhe ne për të shtuar vendosmërinë e për ta fituar betejën me terrorizmin, i cili nuk ka vend në Europë.
“Doja të theksoja tronditjen dhe revoltën e madhe që ka shkaktuar në vendin tonë ngjarja më e fundit në Bruksel dy ditë më parë, ku terrorizmi goditi Europën pikërisht në zemër të saj duke u marrë jetën të pafajshmëve”, tha Meta./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *