Sulmet në Paris, identifikohet atentatori i tretë që humbi jetën

Saimir Lleshi
Foued Aggad Mohamed

Rreth një muaj pas sulmit në Paris, autoritetet atje kanë identifikuar autorin e tretë të sulmeve, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një shtetas francez, 23-vjeç, i quajtur Foued Mohamed Aggad, banues në Strasburg.

Gjatë sulmit në teatrin Bataclan, 90 persona mbetën të vrarë mbrëmjen e 13 nëntorit, ndërsa 40 të tjerë u vranë rreth e rrotull.

Aggad thuhet se kishte udhëtuar drejt Sirisë në fund të 2013-s në kuadër të një grupi të radikalizuar nga Strasburgu. Ai është identifikuar javën e kaluar nga policia, pasi AND-ja e tij është përshtatur me AND-në e familjarëve të tij, ka bërë të ditur AFP.

Dy sulmuesit e tjerë në Bataclan, janë identifikuar si Omar Ismail Mostefai, 29 vjeçar dhe Samy Amimour, 28 vjeçar. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *