Sulmet në SHBA, Trump mes kritikash: Atentatorët, të sëmurë mendorë

J L

Presidenti Donald Trump ka reaguar lidhur me sulmet në SHBA, pasi dhjetëra njerëz u vranë në dy të shtëna masive gjatë fundjavës.

Ai gjendet mes akuzave se mbart disa përgjegjësi.

Një sulm ndaj një dyqani Walmart në El Paso, Teksas la 21 të vdekur, ndërsa nëntë vdiqën nga të shtënat në Dejton, Ohio.

Trump tha se “mbase duhet të bëhet më shumë” për të ndaluar sulme të tilla.

Por kritikët thanë se ai ishte pjesë e problemit, duke cituar retorikën e tij anti-hispanike dhe kundërshtimin e kontrollit të armëve.

Një 21-vjeçar i bardhë, i arrestuar gjatë të shtënave të shtunën në Teksas, besohet se ka postuar një dokument në internet duke e quajtur sulmin një përgjigje ndaj “pushtimit hispanik” të shtetit.

Motivet e personit të armatosur në Ohio, i cili vrau motrën e tij dhe tetë të tjerët, të dielën përpara se të pushkatohej nga policia, nuk janë të qarta.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha se të shtënat masive duheshin ndalur.

Kjo ka vazhduar me vite, për vite e vite në vendin tonë dhe ne duhet ta ndalojmë atë,” tha ai.

Ai vazhdoi të lidhë të dy sulmet me një problem të sëmundjes mendore, duke thënë se personat e armatosur ishin “shumë, shumë të sëmurë mendorë”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *