Sulmet në Spanjë, grupi xhihadist mbante 120 bombola gazi në shtëpi

Gazeta Dita

Policia spanjolle ka zbuluar detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur në një shtëpi në Alcanar teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit që tronditi Barcelonën ditën e enjte.

Në shtëpinë tashmë të shkrumbuar në Alcanar janë gjetur 120 bombola gazi të cilat celula terroriste prej 12 personash planifikonte t’i përdorte në sulme me automjete.

Autoritetet thonë se janë në dijeni të identitetit të personit që drejtonte furgonin e që vrau 13 persona në Las Ramblas në Barcelonë, por ata nuk do ta publikojnë këtë detaj. Personi në fjalë është ende në arrati dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë kaluar kufirin drejt Francës.

Shefi i policisë katalanase Jose Lluis Trapero përcolli detajet më të fundit të operacionit policor. Ai tha se celula kishte mëse 6 muaj që planifikonte sulmin.

Një prej anëtarëve të grupit është ende në arrati ndërkohë që pritet të ekzaminohen dy sete me eshtra të gjetura në shtëpinë në Alcanar. Deri më tani, 4 persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, në një meshë të organizuar në mesditë në Sagrada Familia, Spanja vajtoi 14 viktimat e dy sulmeve në Barcelonë e Cambrils.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familja mbretërore dhe kryeministri i vendit Mariano Rajoy, ndërkohë që e gjithë mesha u shoqërua me masa të larta të sigurisë.

Sipas disa raportimeve në mediat spanjolle, celula xhihadiste kishte në shënjestër të saj pikërisht kishën e famshme, ku do të kryente një sulm me eksplozivë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *