Tusk: Sulmet ruse kanë shtuar fluksin e sirianëve drejt BE-së

Saimir Lleshi

Sulmet ushtarake ruse mbi Siri kanë shtuar numrin e refugjatëve që ikin nga ky vend në drejtim të Evropës. Deklarata u bë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke folur në samitin e G20-s që po zhvillohet në Turqi.

Ai tha se Rusia duhet të përqendrohet më shumë kundër militantëve të Shtetit Islamik se sa kundër opozitës së moderuar siriane.

Megjithatë, Rusia pretendon se sulmet e saj ajrore kanë pasur për objektiv pikërisht militantët e Shtetit Islamik.

Por, Bashkimi Evropian mendon se sulmet e Rusisë synojnë më shumë për të mbajtur në pushtet presidentin sirian Bashar al-Assad, me të cilin Moska ka marrëveshje të shumta luftarake dhe ekonomike.

Megjithëse, samiti i udhëheqësve të botës do të përqendrohej kryesisht në çështjet ekonomike, temë mbizotëruese kanë qenë sulmet vdekjeprurëse në Paris të premten në darkë. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Ik mor polak i qelbur ngelet duke shpifur kane vite te tera qe vdesin njerrez u qelb deti me kufoma , harruat brigjet e italis or pijanec sa vinin e vine akoma Putini e kishte fajin .

  • Putini, vetem duke sulmuar Sirine, do i qet aleatet e vet si refugjate siriane per sulme terroriste ne Ballkan e Europe, hiç ketu Serbine e Greqine ortodokse dhe anti shqiptare!… Putini nuk e ben rastesisht kete gjest perandorak!…

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *