Sulmet terroriste, dorëhiqet ministrja belge

Elton Tafaruci

Ministrja belge e Transportit, Jacqueline Galant ka dhënë dorëheqjen, pas akuzave se ajo kishte gënjyer mbi raportin e Bashkimit Europian, që kritikonte sigurinë në aeroportit e Brukselit, shumë kohë përpara sulmeve terroriste të muajit të shkuar.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në vend, që shkruajnë se dorëheqja e Galant është pranuar nga Kryeministri Charles Michel.

Më herët, ky i fundit e kishte mbrojtur Ministren, duke u shprehur se ajo nuk kishte qenë në dijeni të raportit kritikues të sjellë nga zyrtarët e BE një vit më parë.

Më 22 Mars, dy kamikazë vetëshpërthyen në hollin e Aeroroportit të Brukselit, ndërsa një shpërthim i tretë ndodhi në një stacion metroje. Në total, mbetën të vrarë 32 persona.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *