Persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vënë zjarrin makinës së drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Korçës, pasi më parë e kishin spërkatur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes, duke zbardhur dita e djeshme, në lagjen nr. 3 të qytetit. Kristaq Grabocka ka denoncuar në sallën operative djegien e veturës së parkuar para një lokali, “Nissan Almera”, ndërsa në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe grupi hetimor. Mjeti është dëmtuar nga flakët, ndërsa dyshohet se shkak i sulmit është detyra që ushtronte 49-vjeçari. Edhe vetë Grabocka i ka qëndruar pistës se është sulmuar për shkak të funksionit që ushtron dhe luftës ndaj informalitetit në arsim. Dhjetë ditë më parë, po këtij mjeti, persona të paidentifikuar i çanë gomat dhe ngjarja është denoncuar në polici nga kreu i arsimit.
Zjarri
Në pak minuta, autovetura është shkrumbuar tërësisht në pjesën e brendshme. Por nga jashtë zjarri nuk ka depërtuar. Nga hetimet e para dyshohet se autorët kanë dëmtuar fillimisht xhamin dhe më pas i vunë flakën duke u arratisur. Ekspertët mësohet se kanë gjetur gjurmë që të çojnë tek një zjarrvënie e qëllimshme ndaj mjetit “Nissan Almera”, me targë AA050CS, në përdorim të drejtorit të Arsimit Korçë, Kristaq Grabocka. Në momentin e ngjarjes, vetura ka qenë e parkuar jashtë një lokali, ndërsa persona të paidentifikuar për policinë kanë thyer xhamin e pasmë të automjetit dhe më pas kanë hedhur një shishe me benzinë, duke i vënë flakën dhe duke e djegur atë pjesërisht.
Dyshimet
Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimtë. Ngjarja ka qenë e paralajmëruar, pasi një javë më parë, automjeti i kreut të Drejtorisë Arsimore në Korçë është sulmuar sërish nga persona të paidentifikuar, duke i çarë gomat, ngjarje e denoncuar në polici. Aktualisht policia thotë se ka shoqëruar pesë persona, por ende nuk ka një të dyshuar për ngjarjen, ndërsa pista kryesore mbetet ajo “për shkak të detyrës”. Drejtori Kristaq Grabocka pohoi për mediat se “nuk ka konflikte dhe dyshon se ngjarja ka lidhje me detyrën”. Ai konfirmoi se automjeti i tij brenda dhjetë ditësh është sulmuar dy herë nga persona të paidentifikuar. “Policia ka të dy denoncimet, të zbardhë ngjarjet”, tha Grabocka.
A bre Kicke. po c,tu desh ty ajo detyre bre djale.
Ti as ke qene ndonjehere socialist,dhe as ja di radhen atyre puneve.
Po ti, si tamaqar i madh qe je pas parase, u sule te beheshe drejtor.
Po ti bre Kicke nuk behesh dot drejtor,por do te mbetesh drejtorke pe Korce.
Ata qe behen drejtora duhet ti kene koqet e renda,jo si keta qe po ve PS dhe LSI ketu ne Korce. Po si deputeti anonim edhe ju anonime jini ne Korce. Ja ne korcaret, pervec Papandos,asnje drejtori nuk ja dime as emrin dhe as fytyren.
Mos u merzit se do te te kaloje,avash avash sa te behet shelegu dash.
Mjere socialistet e shkrete qe presin nga ca drejtorka si puna tende;
kicka e di se kjo detyre eshte si te jesh anetar i klubit rotarian, ha, haaaaaaaaaaaaaaaaaa……., te duhet te jesh intelektual ore…………………